Ripërtërini mushkëritë me ndihmën e këtyre ushqimeve: Artikujt të cilët pastrojnë trupin nga nikotina!

PUBLIKUAR

Me futjen e nikotinës në organizëm, trupi humb lëngun e nevojshëm dhe shumë shpejt dehidratohet

Për ta nxjerrë jashtë helmin dhe për t’i pastruar mushkëritë, me rëndësi të jashtëzakonshme është ushqimi adekuat dhe i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Karota

Nëse dëshironi ta lini duhanin, hani sa më shumë karota. Nikotina shkatërron lëkurën, ndërkaq kjo perime përplot vitamina A, K, C dhe B do ta pastrojë trupin. Rekomandohet që ta shtrydhni në aparat për lëngje dhe ta përzieni me mollë dhe limon. Qiteni në sallatë dhe kënaquni!

Brokoli, lakra dhe lulelakra

Këto perime përmbajnë polifenole të cilat janë të shkëlqyeshme në zvogëlimin e inflamacionit në sistemin e tretjes. Gjithashtu, përmbajnë edhe antioksidante të cilat pastrojnë trupin nga helme të shumta. Këshillohet t’i zieni sa më pak në mënyrë që të ruhen të gjitha vlerat e tyre.

Çaji i gjelbër

Nëse pini sasi të mëdha të ujit shtëpiak vitaminoz (dy litra ujë me një lugë të vogël xhenxhefil të grirë, një kastravec, limon, 12 fletë nenexhiku dhe çaj i gjelbër përplot antioksidantë) do të shpëlani helmin nga trupi.

Spinaqi

Thartira folike është shumë e rëndësishme për punë normale dhe zhvillim të trupit. Spinaqi është përplot me thartirë folike.

Kivi, limoni dhe portokalli

Nikotina nga trupi i nxjerr edhe vitaminat A, C dhe E të cilat forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga infeksionet dhe bakteret. Për t’i plotësuar vitaminat e humbura hani kivi apo pini një gotë limonadë. Lëngu nga portokalli hidraton trupin dhe e mbush me vitamina, por njëherësh pastron organizmin nga nikotina. Shtrydhni dy portokaj, shtoni pak ujë dhe pini midis racioneve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...