“Jeta është e bukur”, gjyshja shqiptare 112-vjeç habit me fjalët e saj

PUBLIKUAR

Mineko Rrapa jeton në fshatin Rrapaj, i cili ndodhet afër Memaliajt në Shqipëri. Ajo është plot 112 vjeç.

Nënë Minekoja ka lindur në vitin 1906. Ajo ishte një vajzë e vogël, kur nisi Lufta e Parë Botërore. Kurse Lufta e Dytë Botërore e gjeti me 6 fëmijë.

Në një intervistë për Top Channel, ajo ka thënë: “Kisha një palë syze, por i hodha se më bënë më keq. Kam punuar në kooperativë. Shkoj për votime. Jeta është e bukur, por nuk jemi ne. Babai më la kur isha 6 muajshe, nëna kur isha 5 vjeç. U rrita jetime. Pi një kafe në mëngjes dhe në darkë ha çfarë të ketë bërë nusja.”

Gruaja 112-vjeçare ka 18 nipër dhe mbesa dhe 18 stërnipër e stërmbesa. Në shtëpinë ku ajo jeton ka pjesëtarë të gjitha gjeneratave, më e vogla është  Eleonora, e cila është dy vjeçe.

Nënë Minekoja merr një pension kooperative prej 56 mijë lekësh të vjetra që nuk i mjaftojnë për morinë e sëmundjeve nga të cilat vuan.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...