Anemia te fëmijët: Si ta identifikoni?

PUBLIKUAR

Anemia më së shpeshti shfaqet në ditët e para të pranverës

Anemia apo pagjakësia është zvogëlim i aftësive të gjakut që të transportojë oksigjenin, por më së shpeshti ndodh për shkak të zvogëlimit të sasisë së rruazave të kuqe të gjakut – eritrocitet dhe hemoglobina në gjak, transmeton Telegrafi.

Pagjakësia e fëmijës së moshës njëvjeçare shfaqet më së shpeshti për shkak të marrjes së pamjaftueshme të hekurit me ushqim, të absorbimit të pamjaftueshëm të tij apo për shkak të shfrytëzimit të dobët.

Cili është shkaku?

Shkaktarët e anemisë mund të jenë prodhimi i pamjaftueshëm apo zbërthimi i tepërt i eritrociteve apo humbja e gjakut.

Te të porsalindurit dhe te fëmijët e vegjël anemia është dukuri fiziologjike për shkak të zbërthimit të shtuar “të tepricës” së eritrociteve me të cilat fëmija lind.

Anemia më së shpeshti shfaqet në muajin e dytë ose të tretë të jetës, sepse eritrocitet të cilat janë krijuar në moshën e fetusit jetojnë 60 deri në 70 ditë, vëllimi i gjakut shpejt shtohet, sepse fëmija rritet shpejt, ndërsa eritrocitet e reja nuk prodhohen mjaftueshëm shpejt.

Më së shpeshti anemia shfaqet në ditët e para të pranverës pas periudhës së gjatë të dimrit kur në ushqim mungojnë pemët dhe perimet e pasura me hekur.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...