Çokollata e lufton kollin më mirë sesa ilaçet

PUBLIKUAR

Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Herën tjetër që ju shfaqet kolli, vetëm filloni të konsumoni çokollatën e preferuar dhe do t’i gëzoni efektet e ngjashme me atë të shurupit të kodeinës, por pa efekte anësore.

Profesoresha Alyn Morice ka shkruar për “Daily Mail” se çokollata mund ta trajtojë kollin më mirë sesa shurupi i kodeinës duke formuar një mbulojë ngjitëse e cila i mbron nervat në fyt, të cilët e shkaktojnë kollin, transmeton Telegrafi.

Viskoziteti i mbulojës së çokollatës së shkrirë gjithashtu i mundëson përbërësit anti-koll të cilët në mënyrë natyrale gjenden në kakao, të vijnë në kontakt me nervat e acaruar të fytit dhe t’i qetësojnë ato, thotë Morice.

A i ka efektet e ngjashme çokollata e nxehtë?

A i ka të njëjtat efekte anti-koll edhe konsumimi i çokollatës së nxehtë? Na vjen keq, por jo!

Sado e shijshme dhe komode mund të jetë çokollata e nxehtë në ditët me koll, faktikisht nuk ka kontakt të mjaftueshëm afatgjatë me nervat në fyt që të jetë efikase.

Morice thotë se më mirë është ta thithni një copë çokollate dhe ta lini të shkrihen ngadalë për të formuar mbulojë në fyt.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...