Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje me ASB Gjermane për të ndihmuar 15 familje në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesen e organizatës joqeveritare “Arbeiter Samariter Bund – ASB” Dafina Hoxha për implementimin e projektit “Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”.

Ky projekt do të financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humane Gjermane “Arbeiter –Smarter-Bund Deutschladnd e.V.” (ASB) në Kosovë, njofton Komuna.

Kryetari Ahmeti u shpreh falënderues ndaj organizatës ASB për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi, duke thënë se këto ndihma për qytetarët e Komunës së Lipjanit janë të mirëseardhura dhe se familjet përfituese të këtij donacioni do të themelojnë biznese të vogla dhe do të punojnë vetë ata për krijimin e kushteve më të mira për familjet e tyre, thuhet tutje.

Komuna e Lipjanit dhe përfaqësuesit e projektit do të punojnë ngushtë për të identifikuar rastet të cilat përmbushin kriteret e përcaktuara paraprakisht nga projekti dhe të njëjtat ti përkrahë me grande/pajisje.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting
Image may contain: 3 people

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...