Ushtria e Izraelit ka njoftuar se i ka vrarë dy palestinezë që i kanë goditur qëllimisht me veturë disa ushtarë izraelitë. Në veturë ndodheshin tre persona, ndërsa sulmi ndodhi në Bregun Perëndimor.
Ndaj vrasjes së këtyre dy personave ka reaguar Ministria e Jashtme e Palestinës, e cila ka thënë se ata janë qëlluar me gjakftohtësi dhe kanë qenë viktima të një ekzekutimi brutal.
Palestinezët kanë kryer disa sulme të ngjashme me vetura ndaj ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor gjatë viteve 2015 dhe 2016, por këto incidente kanë shënuar rënie që nga ajo kohë.
Izraeli e kishte pushtuar Bregun Perëndimor në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme. Në anën tjetër, palestinezët po kërkojnë që ta krijojnë shtetin e tyre në këtë rajon dhe në Rripin e Gazas, i cili kontrollohet nga Hamasi.
Përmes një deklarate, ushtria izraelite ka thënë se personat që ndodheshin në veturë më parë e kishin sulmuar me bomba një pikë kontrolli të ushtarëve, ndërsa në veturën e tyre janë gjetur edhe koktej molotovi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express


