Dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar nga goditja e qëllimshme me veturë në SHBA

PUBLIKUAR

Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi u goditën nga një veturë në një rrugë të ngarkuar në New Orleans të Shteteve të Bashkuara.

Policia e ka arrestuar një person lidhur me këtë incident, i cili ndodhi rreth orës 20 sipas kohës lokale.

“E kemi arrestuar menjëherë personin e dyshuar sepse qytetarët e kanë ndalur atë duke u përpjekur ta ndihmojnë. Ata kanë menduar se ai thjesht është përfshirë në një aksident të paqëllimshëm”, tha një zyrtar policor.

Një dëshmitar ka thënë se e ka parë një veturë sportive që i ka goditur disa persona. Sipas tij, vozitësi i kësaj veture ka filluar të vrapojë, por më pas është shtrirë në tokë dhe ka mbetur pa vetëdije.

Raportohet se viktimat e këtij incidenti janë një burrë dhe një grua të moshës rreth 30-vjeçare. Ndërkaq, personat e plagosur janë të moshës 28 deri 65-vjeçare. Tre persona që janë dërguar në spital ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...