Tabletat për gjumë shkaktojnë demencën?

PUBLIKUAR

Sipas shkencëtarëve nga universiteti Harvard dhe ai Borde, tabletat për gjumë dyfish më shumë shtojnë gjasat për t’u prekur nga demenca.

Në hulumtimin e tyre kishin marrë pjesë rreth 1.063 persona, me një kohëzgjatje prej dy dekadash dhe kanë ardhur në përfundim se personat më të moshuar se 65 vjeç, të cilët marrin tableta për gjumë, dy herë më shumë janë të rrezikuar nga demenca, transmeton Telegrafi.

Këtij studimi i shtohet edhe fakti se nga demenca vetëm gjatë hulumtimeve ishin prekur 253 vullnetarë dhe këta ishin njerëzit që kishin shkuar në pension e që nuk ishin aktivë në asnjë mënyrë

Ishte vërejtur që njerëzit në pension tabletat më së shumti i përdorin si pasojë e pagjumësisë, por edhe shkaku i anktheve.

Me gjithë efektin e tyre në thyerjen e frikës dhe pagjumësisë, shkencëtarët paralajmërojnë se këto tableta njëkohësisht mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së panikut, problemit me kujtesën, e madje edhe në vdekjen e parakohshme.

Kjo ndodh për shkak se tabletat ndryshojnë mënyrën me të cilën nervat ia dërgojnë porositë trurit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...