Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me radhë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 16 me radhë, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje. Në fillim kësaj seance këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku kanë marr përgjigjje nga drejtorët e drejtorive përkatëse, shkruan komuna e Lipjanit.
Në këtë mbledhje është aprovuar propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale KBI në Lipjan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Grackë e Vogël, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Këshillit të Bashkësisë islame në Lipjan për varreza në fshatin Rubovc, propozim vendim për caktimin e lartësisë së qirasë joprofitabile për banesat komunale në kuadër të ndërtesave në kuadër të ndërtesave me koncesion DINO dhe EUROKOS në Lipjan, propozim vendimin shpalljen e interest publik për shpronësim të paluajtshmërive, propozim vendim për dhënien e pëlqimit për bartjen e të hyrave vetanake të komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2018, propozim vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermer, propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, propozim vendim për aprovimin e projekteve kapitale. Gjithashtu gjatë kësaj seance është shpalosur edhe raporti i buxhetit dhe i shpenzimit ne bazë të burimit të mjeteve, kategorive ekonomike dhe programeve për vitin 2018 për komunën e Lipjanit.
Po ashtu, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka prezantuar raportin e punës së zyrës së Kryetarit dhe Drejtoratëve Komunale për vitin 2018.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...