Dështon samiti Trump-Kim, s’ka marrëveshje për denuklearizimin e Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un e përfunduan para kohe samitin në Hanoi, Vietnam. Nuk u arrit dot marrëveshja për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Samiti i nivelit të SHBA-Kore e Veriut ku morën pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Njoftimi erdhi të enjten në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë. Konsultimet nuk sollën “asnjë ujdi”, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Edhe dreka e planifikuar u anuluan, raporton DW, transmeton Express.

Trump dhe Kim debatuan për rrugë të ndryshme për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan kishte theksuar perspektivën e mbështetjes ekonomike për Korenë e Veriut, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Megjithatë Shtëpia e Bardhë bëri fjalë për “një takim shumë të mirë dhe konstruktiv” në Hanoi. Delegacioni amerikan dhe ai i Koresë së Veriut do të vazhdojnë bisedimet./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...