Trump dhe Kim do të nisin samitin me darkë

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un do të nisin të mërkurën takimin e tyre të nivelit të lartë, të përcjellur me një darkë.

Ata pritet të diskutojnë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean, në samitin dyditor që mbahet në Hanoi të Vietnamit.

Para mbajtjes së takimit me Kimin, Trump është takuar me kryeministrin vietnamez dhe politikanë tjerë.

Trump ka lavdëruar vendin nikoqir të samitit, në një postim në Twitter, duke thënë se “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë. Koreja Veriore mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse denuklarizohet”.

Takimi në Hanoi pritet të krijojë rrugën për përmbushje të zotimeve, që janë bërë në samitin e kaluar në Singapor.

Në takimin e vitit të kaluar, të dy liderët janë pajtuar për të punuar drejt denuklearizimit, mirëpo pak përparim është parë në këtë proces.

Megjithatë, Trump ka thënë para takimit të së mërkurës, se nuk është duke i bërë presion Koresë Veriore për heqje dorë nga armët.

“Nuk dua t’i bëj presion askujt. Vetëm nuk dua testime. Për aq kohë sa nuk ka testime, ne jemi të lumtur”, ka thënë ai.

Uashingtoni ka thënë më parë se Koreja Veriore duhet të heqë dorë njëanshëm nga armët bërthamore, nëse dëshiron të ketë lirim nga sanksionet./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...