Dëmtohet rruga Lipjan-Magurë që kushtoi 1.2 milion euro

PUBLIKUAR

Rruga Lipjan-Magurë mbushet me gropa katër muaj pas asfaltimit

Banorët e Lipjanit e kanë një problem.  Fshati Rufc i Ri i kësaj komune nuk po bëhet rehat me një rrugë.

Magjistralja Lipjan-Magurë është dëmtuar. Madje, për të dytën herë, raporton T7.

Hera e fundit që kjo rrugë është shtruar është viti i kaluar.

Sipas banorëve, arsye e dëmtimit të rrugës është kualiteti i dobët i asfaltit.

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se kostoja e kësaj rrugë është 1 milion e 200 mijë euro dhe se punimet në të, akoma nuk kanë përfunduar.

Fajin për këtë rast, ai ia hedh Qeverisë së kaluar.

Sipas tij, arsyet e dëmtimit janë makinat me pesha të rënda të cilat kalojnë në këtë magjistrale. E kompania që ka kryer punimet e kësaj rruge, nuk është prononcuar për T7.

Një nga banorët ka thënë se kjo rrugë ka sjellur edhe aksidente komunikacioni.

Vozitësit e kësaj zone po ankohen se si pasojë e rrugës, po u prishen edhe veturat.

Hiç më mirë nuk është as trotuari i kësaj rruge që lidh Shkollën “Migjeni”.

Drejtori i kësaj shkolle, Metush Jashanica, tha se tashmë kanë bërë kërkesë në Ministri për rregullimin e kësaj pjese rrugore.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...