Kobalt kundër migrenës dhe ankthit

PUBLIKUAR

Kobalti është thelbi i vitaminës B12. Ky anti-anemik mund të lehtësojë migrenën dhe është i dobishëm për të luftuar ankthin.

Përse shërben kobalti?

Në oligoterapi, kobalti shërben për të luftuar ankthet. Ai rregullon gjithashtu aero-gastritin dhe aero-faginë, transmeton Telegrafi.

I shoqëruar me nikel dhe zink, ai stimulon sistemin hepatopankreatik (të mëlçisë dhe të pankreasit) dhe është i nevojshëm për diabetikët.

Veprimi i tij kryesor është i lidhur me vitaminën B12, pasi ai merr pjesë në përbërjen e vetë kësaj vitamine (B12 ose kobalmine), e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe pjekjen e rruazave të kuqe gjakut dhe në transmetimet indirekte nervore.

Ku gjendet kobalti?

Kobaltin e gjejmë tek çokollatat, frutat e detit, frutat e thata, makaronat, etj. Por organizmi ynë nuk mund ta krijojë vitaminën B12 pa shfrytëzuar kobaltin e ushqimeve.

Atë e gjejmë në prodhimet shtazore si zorrët, mëlçia, veshkat, frutat e detit, peshqit, vezët, djathi, etj.

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me të përziera, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru.

Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...