Pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

PUBLIKUAR

Dhimbja e shpinës është prezente në një pjesë të madhe të njerëzve. Më e zakonshme është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, ndonëse dhimbja mund të ndihet në çdo pjesë të shpinës.

Dhimbja e shpinës zakonisht largohet vetvetiu brenda pak ditëve, javëve apo muajve, varësisht nga çfarë e ka shkaktuar dhe në çfarë shkalle është. Sidoqoftë, mund të jetë shumë e vështirë të jetohet me të, e posaçërisht për ata që vazhdimisht përjetojnë dhimbje të tilla, transmeton Telegrafi.

Kjo dhimbje mund të shkaktohet apo keqësohet nga qëndrimi i keq, andaj është e rëndësishme të qëndroni drejt dhe të uleni mirë për t’i parandaluar problemet e tilla.

E njëjta gjë vlen edhe kur flini, pasi që pozicione të caktuara vetëm sa mund t’jua keqësojnë këtë dhimbje.

Pra, cila është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine apo dëshironi ta parandaloni një dhimbje të tillë?

Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, pozita më e mirë për të fjetur është, faktikisht në shpinë.

Kjo për shkak se shtrirja në shpinë ofron mbështetje për shpinën dhe nuk e ngarkon atë.

Në anën tjetër, pozita më e keqe për të fjetur është në bark, sepse kjo pozitë nuk ofron fare mbështetje për shpinën dhe shkakton stres në qafë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...