Qendra SMILE: Realizohen vizita shtëpiake në familjet e fëmijeve me nevoja të veçanta në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen nga Qendra SMILE, janë realizuar edhe disa vizita shtëpiake në familjet e fëmijeve me nevoja të veçanta në komunën e Lipjanit.

Ekipi i përbërë nga Punëtorja Sociale dhe Fizioterapeutja, kanë ofruar shërbimin e përshtatshëm sipas nevojave dhe kërkesave të fëmijeve me nevoja të veçanta, shkruan Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS

Qëllimi është që kësaj kategorie të fëmijeve, përveç shërbimeve sociale të nevojshme, t’iu ofrohet edhe përkujdesje miqësore, për t’i socializuar dhe integruar plotësisht në jetën sociale.

“Projekti Shërbime sociale cilësore për jetë dinjitoze për fëmijët në nevojë është financuar në kuadër të Projektit “Mbështetje për Shërbime më të mira Sociale” që financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe mbështetet nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika dhe Hulumtime për Mirëqenie Sociale”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...