Vaji më i miri i gatimit për ta përmirësuar shëndetin e zemrës dhe për ta ulur kolesterolin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Konsumimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar – e cila përfshin të paktën pesë porcione pemë e perime në ditë – mund t’jua ulë rrezikshmërinë e një vdekje të parakohshme.

Ju gjithashtu mund ta rritni jetëgjatësinë duke bërë ushtrime fizike rregullisht, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, edhe ndryshimet e vogla në stil të jetesës mund t’ju ndihmojnë ta shmangni vdekjen e parakohshme. Një nga mënyrat më të mira për ta përmirësuar shëndetin e zemrës është duke e përdorur vajin e ullirit rregullisht.

Përdorimi i vajit të ullirit për gatim është një prej mënyrave më të mira për ta mbajtur zemrën të shëndetshme, thonë ekspertet e nutricionit Juliette Kellow dhe Dr. Sarah Brewer.

Ky vaj është i mbushur me polifenole dhe antioksidues të cilët punojnë për t’i parandaluar dëmet që i shkaktohen zemrës.

Veç kësaj, vaji i ullirit përmban edhe acid oleik, që mund të ndihmojë në zvogëlimin e kolesterolit.

Vaji i ullirit është prej përbërësve kryesorë të dietës Mesdhetare, ndërkaq njihet edhe për përfitime tjera shëndetësore, siç është ngadalësimi i sëmundjeve që ndërlidhen me moshën, zvogëlimi i shtypjes së gjakut, përmirësimi i funksionit kognitiv, etj.

Madje, përfitimet nuk ndalen këtu – disa hulumtime thonë se ky vaj ka aftësinë edhe për t’i parandaluar disa lloje të caktuara të kancerit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...