Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

PUBLIKUAR

Shumica e njerëzve e duan peshkun, mirëpo e hanë jo me qejf, madje më së shpeshti për shkak të halave irrituese për të cilat ndonjëherë duken që është e pamundshme të nxirren

Shumica madje as nuk provojnë të hanë peshk për shkak të frikës që të mos përpijnë ndonjë halë, gjë që gjithsesi është përvojë e pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Mos u frikësoni, sepse edhe për këtë ka ilaç.

Për fillim peshku duhet të hahet ngadalë, është e dëshirueshme ta shijoni, më së miri me një gotë verë të mirë.

Duhet pastruar çdo kafshatë edhe nga hala më e vogël. Megjithatë, nëse ju ndodh që hala e peshkut t’ju mbetet në fyt, përpini një kore buke ose një copë banane.

Këto pothuajse me siguri halën do ta “dërgojnë” në lukth, ku lëngjet e lukthit shpejt do ta zbërthejnë.

Mirëpo, megjithatë ndodh që edhe hala të ngecet mirë që as buka të mos ndihmojë.

Në atë rast ekstrem provoni me limon. Priteni një fetë limoni dhe ngadalë thithen lëngun i cili duke kaluar nëpër fyt do ta zbërthejë halën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...