Kia Soul EV dyfishon autonominë e lëvizjes (Foto)

PUBLIKUAR

Autoriteti që merret me testimin e autonomisë së makinave, ka bërë të ditur se Kia Soul 2020 lëvizë dy herë më shumë kilometra se modeli aktual

Kur Kia e lansoi modelin e ri Soul, bëri të ditur se ka punuar shumë në brendinë e këtij EV, për ta përsosur në masë sa më të madhe, ndërsa nuk bëri të ditur se sa mund të lëvizë pa pasur nevojë për rimbushje, transmeton Telegrafi.

Enviromental Protection Agency është autoriteti amerikan që merret me testimin e makinave elektrike, që ka thënë se Soul ka autonomi prej 391 kilometrash.

Që i bie se ka autonomi dy herë më të madhe se modeli aktual, i cili mund të lëvizë për 180 kilometra deri në mbushjen tjetër.

Dyfishimi i lëvizjes, e afron Kia Soul EV me Hyundai Kona që ka autonomi prej 415 kilometrave, me të cilin ndanë të njëjtën platformë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...