Trump, i zemëruar që FBI shqyrtoi mundësinë e rrëzimit të tij: Akt tradhtie

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas një interviste televizive të dielën, ku aludohej se zyrtarët kishin zhvilluar bisedime për shkarkimin e tij.

Në një postim në Twitter, Trump foli për sjellje të paligjshme e tradhti, si dhe një përpjekje për “grusht shteti”.

Në intervistë, ish-shefi i FBI-së Andrew McCabe tha se ishin zhvilluar bisedime në vitin 2017 për të evokuar një klauzolë, që mund të shkarkojë një president që konsiderohet i papërshtatshëm për detyrën.

Sipas McCabe, zv.prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein kishte biseduar me një numër zyrtarësh mbi nevojën për evokimin e klauzolës, amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane.

Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit ka premtuar se do të hetojë pretendimet. Lindsay Graham tha se pretendimet ishin në të vërtetë një grusht burokratik i mbetur në tentativë, përcjell TCh.

Në një seri postimesh në Twitter, mëngjesin e së hënës, Trump dënoi gënjeshtrat e McCabe. Ai, sipas Trumpit u shkarkua se gënjeu dhe tani vazhdon në të njëjtën rrugë.

“Ai dhe Rod Rosenstein duket se po planifikonin një veprim të paligjshëm, por u kapën”, shkruan Trump, duke shtuar se duhen dhënë shumë shpjegime për njerëzit që votuan një president që e pëlqenin dhe që ka bërë punë të shkëlqyer për ta. “Ky ishte një akt tradhtie”, thotë Trump.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...