Kryetari Imri Ahmeti pret në takim krerët e dy Komunave të Shtetit Italian, Frascineto dhe Civita

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Kryetarët e Komunave Frascineto dhe Civita.
Angelo Catapano – sindaco del Comune di Frascineto dhe Alessandro Tocci – sindaco del Comune di Civita të dy kryetarët e Komunave nga Italia së bashku me Kryetarin Imri Ahmeti bashkëbiseduan për binjakëzimin e Komunës Lipjanit me Frascineto dhe Civita.

Kryetari Ahmeti, gjatë këtij takimi bëri një prezantim të Komunës së Lipjanit me të gjitha resurset e saj, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe binjakëzimi i dy komunave nga shteti Italian është një mundësi e mirë në shkëmbimet e ndërsjella, shkruan Komuna e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti falënderoi musafirët nga Italia për vizitën që po bëjnë në Lipjan, duke thënë se binjakëzimi që do të bëhet mes komunave në kuadër të Pavarësisë së Kosovës është shembulli më i mirë dhe një hap i rëndësishëm në përafrimin e dy popujve.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...