Nëse fyti assesi nuk ju shërohet, mbase është fjala për sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse

PUBLIKUAR

Dhembja e vazhdueshme e fytit dhe ngjirja e zërit mund të jenë sinjal për diçka shumë më të rrezikshme se ftohja dhe gripi

Mjekët pacientëve të cilët vuajnë nga dhembja konstante e fytit, bashkë me gulçimën, problemet të cilat kanë të bëjnë me përpirjen, do të duhej t’ua ngrinin alarmin për kancer, thekson hulumtimi më i ri., transmeton Telegrafi.

Aktualisht, pacientët me ngjirje të vazhdueshme apo me gungë të pashpjegueshme në qafë u nënshtrohen testeve për kancer të fytit dhe laringut.

Laringu është pjesë e fytit e vendosur në hyrje në gabzherr i cili na ndihmon që të marrim frymë dhe të flasim.

Deri te kjo njohuri ka arritur hulumtimi i Universitetit Exeter, hulumtuesit e të cilit kanë vëzhguar kartonët e pacientëve të më shumë se 600 ordinanca mjekësore dhe kanë kontrolluar 806 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë nga kanceri i laringut.

Udhëheqësja e studimit, dr. Elizabeth Shepard,ka deklaruar që ky është shikim i parë serioz në të gjitha simptomat të cilat janë të rëndësishme për këtë lloj kanceri.

– Rëndësia e këtij studimi qëndron në faktin që ngjirja ka të bëjë me kancer të laringut, ndërkaq rreziku për sëmurje shtohet dukshëm kur kombinohet me dhembjen e thatë të fytit, thotë ajo.

Kanceri i laringut

– Më i shpeshtë te meshkujt
– Është i lidhur me konsumimin e alkoolit dhe duhanit
– Diagnostikimi i hershëm shton shanset për shërim ose kontrollim të sëmundjes
– Nëse kanceri është në fazë avancuese, laringu eliminohet me intervenim kirurgjikal
– Këta pacientë më kurrë nuk do të jenë në gjendje të marrin frymë dhe të flasin në mënyrë normale
– Do të marrin frymë nëpërmjet vrimës në qafë dhe do të kenë nevojë për tretman të veçantë në mënyrë që të kthejnë zërin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...