Në kuadër të aktiviteteve të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sot në bibliotekën e qytetit të Lipjanit është mbajtur ekspozitë me fotografi të ndryshme të aktiviteteve gjatë vitit 2018, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, shkruan Komuna e Lipjanit.

Po ashtu, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Komunën e Lipjanit do të organizohet program festiv “11 vjet shtet”, dhe shfaqja “Në Emër të Kohës”.
E premte, ora 13:00, Qendra e Kulturës “Tahir Sinani”.


