Dy dietat që jua formësojnë trupin brenda një muaji!

PUBLIKUAR

Ka shumë dieta në dispozicion, por jo të gjitha janë efektive!

Madje, disa mund të jenë më të dëmshme për shëndetin tonë sesa stili aktual i jetesës që po e bëjmë, transmeton Telegrafi.

Për ta gjetur një metodë efektive dhe të shëndetshme që shfaq efekte brenda një muaji, atëherë ju rekomandojmë ta lexoni këtë artikull.

Ekspertët i kanë zbuluar disa dieta të cilat janë dëshmuar shkencërisht për efikasitetin e tyre.

Dieta e Perricone

Dr. Nicholas Perricone është nutricionist amerikan dhe dermatolog. Dieta e tij mund t’ju ndihmojë ta formësoni trupin dhe jua përmirëson lëkurën falë yndyrave të peshkut që e ngadalësojnë plakjen.

Karakteristikat kryesore
Jeni të lejuar të hani sasi të mëdha të peshkut, proteinës, pemëve dhe perimeve. Duhet t’i shmangni produktet si salcat, ëmbëlsirat, alkoolin dhe brumin. Është kruciale t’i konsumoni produktet e lejuara në një renditje të caktuar. Fillimisht, ju duhet ta hani ushqimin që përmban proteinë, pastaj hani fibra, pastaj karbohidrate (pemë). Kjo renditje ju ndihmon ta ngadalësoni procesin e absorbimit të sheqerit i cili kontribuon në depozitimin e dhjamit. Ju mund ta provoni këtë metodë për 3 ditë dhe nëse ju pëlqen, mund ta vazhdoni për 1 muaj.

Dieta e Paleolitit

Kjo ndryshe quhet edhe dieta Paleo ose dieta e epokës së gurit. Është dizajnuar nga nutricionistja amerikane Loren Cordain.

Dieta kërkon të konsumoni ushqime që presupozohet të kenë qenë në dispozicion apo që janë konsumuar gjatë epokës së Paleolitit. Siç mbajmë mend nga shkolla, njerëzit e asaj epoke kanë bërë gjah dhe kanë ngrënë ushqime si manaferrat, boronicat, bimë të ndryshme, etj.

Karakteristikat kryesore
Nëse e ndiqni këtë dietë, ju duhet të përqendroheni në mishra të papërpunuar, perime, pemë, produkt arrore, mjaltë, boronica e manaferra, kërpudha dhe peshk. Ju duhet të shmangni konsumimin e çdo ushqimi të përpunuar, produktet e bulmetit, sheqerin, kripën, ëmbëlsirat, etj.

Sipas Cordianit, këto produkte shkaktojnë probleme shëndetësore sepse janë në kontradiktë me strukturën gjenetike të qenieve njerëzore.

Efektet e mundshme anësore
Nëse ndaloni së konsumuari produkte të bulmetit, drithëra, etj., kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Sasia e madhe e mishit dhe yndyrave të ngopura mund të shkaktojnë probleme në sistemin kardiovaskular. Dieta kritikohet shpesh, andaj rekomandohet të konsumohet vetëm në periudhë afatshkurtër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...