Rast i pazakontë në Lipjan: Një person në mënyrë spektakolare fut drogë në burg

PUBLIKUAR

Në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër ka hedhur nga dritarja e automjetit pesë qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ku i dyshuari ka hedhur substancë narkotike me peshë totale 145 gramë.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën narkotike, ndërkaq i dyshuari ndodhet në arrati. /GazetaExppress

 

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...