Duka i Edinburgut do ta dorëzojë lejen e vozitjes në moshën 97-vjeçare

PUBLIKUAR

Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe ka njoftuar se Duka i Edinburgut, Princi Filip, do ta dorëzojë në mënyrë vullnetare lejen e vozitjes. Ai e kishte shkaktuar një aksident para disa javëve dhe aftësia e tij për të vozitur është vënë në pikëpyetje nga mediet.

Vetëm dy ditë pas shkaktimit të aksidentit, ai ishte fotografuar duke vozitur pa e vendosur rripin e sigurisë, ndërsa policia ka thënë se e ka këshilluar me mirësjellje për të mos e përsëritur një shkelje të tillë.

Përmes një deklarate, Pallati Mbretëror ka thënë se pas një vlerësimi të kujdesshëm, Duka i Edinburgut ka marrë vendim për ta dorëzuar në mënyrë vullnetare lejen e vozitjes. Edhe policia e Norfolkut ka konfirmuar se anëtari i familjes mbretërore e ka dorëzuar lejen e vozitjes tek autoritetet.

Hetimi i rastit të aksidentit tashmë ka kaluar në kompetencën e Shërbimit Prokurorial Mbretëror, zyrtarët e së cilit kanë thënë se do ta marrin parasysh vendimin për dorëzim të lejes së vozitjes gjatë shqyrtimit të mëtutjeshëm të rastit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...