Bugatti Chiron Sport shënon 110 vjetorin me një edicion të limituar (Foto)

PUBLIKUAR

Vetëm 100 njësi do t’i përmbajë ‘110 ans Bugatti’

Viti 2019 ka bërë që të bëhen 110 vjet, që kur Ettore Bugatti e krijoi makinën e parë dhe për të shënuar për përvjetor, do të shfrytëzojë Chiron Sport për të krijuar një edicion të limituar, transmeton Telegrafi.

Për nderim të krijuesit dhe shtëpisë në Molsheim të Francës, edicioni është quajtur ‘110 ans Bugatti’. Gjithçka do të jetë e përfunduar në një të kaltër të veçantë, për të kujtuar makinat e para franceze që ishin të lyera në po të njëjtën nuancë.

Sikur eksterieri edhe në brendi të gjitha pjesët metalike janë nga fibrat e karbonit, teksa ulëset dhe pjesët anësore, nga lëkura e përpunuar.

Bazuar në pamjet, mund të themi se ky Bugatti është një vepër arti, ndërsa nuk ka dyshim se edhe do të jetë i shpejtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...