Simptoma për të cilën rrallëkush di: Tregues i cili do t’ju bëjë me dije që vuani nga depresioni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Edhe pse shpesh nuk i kushtojmë kujdes, mund të na tregojë shumë për shëndetin tonë psikik

Çdokush nga ne, së paku një herë në muaj, përjeton momente në të cilat niveli i stresit ngrihet nga 0 në 100 në afat prej disa sekondash. A është fjala për sulmin shpërthyes të shefit, për tollovinë në komunikacion apo për kafen e derdhur gjatë udhëtimit, – transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve, hidhërimi është pjesë përbërëse e jetës, mirëpo zemërimi konstant në situata të caktuara, mund të tregojë ekzistimin e problemit më të thellë – depresionit.

Hulumtimet kanë treguar se hidhërimi, i hapur apo i ndrydhur në vete, pikërisht është shenjë e shpeshtë e zhvillimit të problemeve psikike.

Psikologët thonë se personat të cilët kanë probleme me kontrollimin e zemërimit, mund të kenë probleme me zhvillimin e depresionit. Mjekët e kanë përshkruar formën e këtillë të sëmurjes psikike si zemërim i kthyer ndaj vetvetes.

“Nuk duket gjithmonë si depresion, mirëpo është depresion”, thotë Marianna Strongin, psikologe nga Nju-Jorku.

“Pacientët në shumicën e rasteve thonë se si kanë vërejtur që më lehtë dalin nga takti se zakonisht, ndërsa kur fillojmë të hyjmë më thellë në psiken e tyre, e kuptojmë që fjala është për depresionin”, shton ajo.

Edhe pse më së shpeshti për personat e pikëlluar, shpirtërisht të thyer dhe të mbyllur në vetvete i lidh etiketa e depresivitetit, nuk bën të injorohen personat me shpërthim të madh të zemërimit, sepse ata më së shpeshti më lehtë shfaqin hidhërimin se sa emocionet e thella si pikëllim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...