Shpella e Mermertë e Gadimes: Lloji më i veçantë në të gjithë Evropën

PUBLIKUAR

Me një pamje magjepëse dhe të rrallë, jo veç në Kosovë por edhe më gjerë, duke qenë e vetmja e këtij lloji në Evropë, Shpella e Mermertë e Gadimes është gjithashtu ndër pasuritë më të mëdha të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Shpella është zbuluar aksidentalisht nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili po punonte në oborrin e shtëpisë, dhe gjatë thyerjes së gurëve për ndërtimin e shtëspisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta.

Shpella e Mermertë, apo siç njihet ndryshe edhe “Shpella e Gadimës”, për shkak të vendit ku ndodhet, në fshatin Gadimes të Komunës së Lipjanit, është e gjatë 1500 metra, mirëpo për vizitorët është e lejuar 1300 metra. Brenda shpellës gjendet Kati i Mesëm që është për vizitorë, Kati Nënujor dhe Kati i Sipërm. Gjatë verës temperatura në shpellë janë konstante, 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë. Brenda saj gjendet edhe liqeni i gjatë 15- 25 metra, duke e bërë edhe më atraktiv këtë pikë shumë të bukur turistike të Kosovës.

Kristalet e rralla të cilat gjenden në këtë shpellë nuk hasen në shumë shpella të mermerta nëpër botë. Këto kristale janë dëshmi se se kjo shpellë mund të jetë shumë e vjetër, edhe pse nuk dihet saktë se kur është zbuluar. Kështu, kjo shpellë bëhet pika më e dëshiruar nga të huajt për turizëm, por edhe nga vendorët, trasnmeton Gazeta Metro.

Gjithashtu, në shpellë ka shumë simbole të formura nga këta kristale si: Simboli i peshkut, mjekrra e Skendërbeut, gjarpri, Romeu dhe Zhuljeta e shumë të tjera, që kanë histori shumë të veçanta dhe tregohen me shumë qejf  nga ciceroni i shpellës, Fahri Tasholli.

Në aspekt hidrologjik shpella e Gadimes është e pasur me ujëra nëntokësore. Në të njejtin horizont paraqiten të gjitha llojet e ujërave të shpellave: ujërat e kondensuar, pikues, rrjedhës dhe qëndrues duke e shndërruar shpellën e Gadimes në objekt të veçante në aspekt hidrologjik.

Por, si të shkoni te kjo shpellë?

Gadimja, fshati ku gjendet kjo shpellë e mermertë, i takon komunës së Lipjanit, dhe ndodhet në magjistralën Prishtinë – Shkup, rreth 20 km nga Prishtina. Për të shkuar deri te shpella, përveç veturave tuaja personale, ju mund të shkoni edhe me autobusët e linjave që bartin udhëtarët çdo ditë nga Lipjani për në fshat. Infrastuktura deri atje është shumë e përshtatshme, duke mos ua vështirësuar punën aspak./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...