Ford zëvendëson EcoSport me një Fiesta të ndryshuar (Foto)

PUBLIKUAR

Makina e re SUV nga Ford, do të jetë e bazuar në modelin Fiesta

Me të larguar nga prodhimi të gjitha makinat e pasagjerëve nga linja Mustang, Ford ka nisur punën në zgjerimin e makinave SUV, transmeton Telegrafi. Derisa e ka prezantuar Explorer, në pritje është Bronco i ri si dhe shumë SUV tjerë me formate më të vogla.

Kohë më parë është bërë e ditur, se Ford do ta zëvendësojë EcoSport, me një makinë më të vogël se Bronco. Spiunët që merren me makinat e reja, e kanë parë teksa testohej kjo veturë, që ngjante shumë me një Fiesta, por që ka pësuar ndryshime të konsiderueshme.

Derisa Fiesta është në model shumë i kërkuar, që kur u lansuar në vitin 2017, EcoSport nuk ka qenë aq shumë i kërkuar. Ky zëvendësim po konsiderohet si i mirë menduar, që pritet t’i sjellë Fordit përfitime të mëdha.

Kjo makinë pritet të lansohet më 2020, për të rivalizuar me Volkswagen T-Cross dhe Nissan Juke. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...