Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Iran

PUBLIKUAR

Mediet shtetërore në Iran kanë raportuar se nga një sulm në një bazë ushtarake në jug të vendit ka mbetur i vdekur një person dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Televizioni shtetëror iranian ka njoftuar se sulmi në bazën ushtarake të Basijit në jug të Iranit ka ndodhur në mëngjes, gjatë kohës kur po ngritej flamuri. Mohammad Hadi Marashi, zëvendësguvernator i provincës, ka thënë se të gjitha viktimat janë anëtarë të bazës “Basij”.

Nuk janë dhënë hollësi të tjera për sulmin dhe asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë veprim terrorist. Para pak ditësh, në këtë provincë kishte ndodhur një shpërthim, nga i cili mbetën të plagosur tre persona.

Ky rajon është i banuar kryesisht me myslimanë sunitë, ndërsa dhuna shkaktohet kryesisht nga trafikuesit e drogës. Sulmi i fundit ndodhi pikërisht në kohën kur Irani po e shënon përvjetorin e Revolucionit Islamik, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...