Iraku dënon me burgim të përjetshëm pesë anëtare të ISIS-it

PUBLIKUAR

Pesë gra nga Taxhikistani janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë irakiane pasi u shpallën fajtore për pjesëmarrje në radhët e grupit ekstremist, ISIS.

Ambasadori i Taxhikistanit në Irak, Zubaidullo Zubaizoda, ka thënë se zyrtarët e kësaj ambasade kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore, e cila është mbajtur dje. Në mesin e të dënuarave janë Sadorat Qurbonova, Maftuna Majidova, Gulrukhsor Alieva, Gulbahor Saifulloeva dhe vajza e saj, Mahfuza Qurbonova.

Ky nuk është rasti i vetëm i dënimit të grave të shteteve tjera nga sistemi i drejtësisë në Irak. Sipas të dhënave të autoriteteve të Taxhikistanit, 43 gra nga ky shtet janë dënuar me burgim në Irak për shkak të pjesëmarrjes në luftën e ISIS-it. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 13 gra u dënuan me burgim prej 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Besohet se në mesin e luftëtarëve të ISIS-it janë rreth 1900 qytetarë të Taxhikistanit, të cilët kanë marrë pjesë në aksionet ushtarake të grupit në Siri dhe Irak, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...