Lipjan, Mungesa e të akuzuarit dhe palës së dëmtuar shtyn gjykimin për vjedhje rryme

PUBLIKUAR

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të rrymës, I.P, ka bërë që të dështojë seanca ndaj tij, e paraparë të mbahej të enjten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Gjykatësi i çështjes S. Salihi, ka konstatuar se në seancë prezanton prokurorja A. Shala, ndërsa mungon i akuzuari I.P dhe përfaqësuesi i të dëmtuarës KEDS, B.Gashi.

Meqenëse. nuk kishte kushte për tu mbajtur kjo seancë, gjykatësi Salihi me aktvendim seancën e ka caktuar për 27 mars 2019 në ora 13:00, ku me thirrje do të ftohet i akuzuari Podvorica dhe përfaqësuesi i të dëmtuarës B.Gashi, shkruan betimiperdrejtesi.com/

Me 31 dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.P, të cilin e akuzon për veprën penale “lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve” nga neni 324 par.1 të KPRK-së, shkruan Betimiperdrejtesi.com

Sipas aktakuzës, I.P prej datës së pavërtetuar e deri më 28 dhjetor 2015, në shtëpinë e tij, në fshatin Kojskë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në mënyrë të kundërligjshme, ka marrë energjinë elektrike pa lejen dhe autorizimin e furnizuesit të autorizuar.

Po ashtu, sipas aktakuzës, në brendi të njehsorit, për rreth kapakut nga ana e majtë, ka futur shiritin filmik, ku si pasojë e këtij veprimi është penguar puna, me ç ’rast të dëmtuarës KEDS në Prishtinë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 316.70 euro, shkruan betimiperdrejtesi.com/

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...