Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me radhë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 15 me radhë, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.

Në fillim kësaj seance këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku kanë marr përgjigjje nga Kryetari Komunës Imri Ahmeti si nga drejtorët e drejtorive përkatëse, njofton Komuna

Në këtë mbledhje është dhënë informatë mbi punën e KKSB-së në Lipjan për vitin 2018, po ashtu është miratuar propozim rregullore për taksën administrative për leje ndërtimore, leje rrënimi dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës, propozim rregullore për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike dhe fushave të hapura sportive, propozim rregullore për transportin e rregullt urban periferik të udhëtarëve me autobus, dhe propozim vendim për miratimin e planit për ri-organizimin të pikave të mbeturinave në qytetin e Lipjanit.

Image may contain: one or more people and indoor
Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...