Sanders: Zoti ka dëshiruar që Trump të bëhet president

PUBLIKUAR

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders i ka thënë një rrjeti televiziv religjioz se Zoti “ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”.

Sanders i ka bërë këto komente në një intervistë për Rrjetin e Krishterë të Transmetimit (CBN), duke thënë se kjo gjë ka qenë arsyeja pse Trumpi ka fituar presidencën.

“Mendoj se Zoti kërkon nga ne që të marrim role të ndryshme në periudha të ndryshme dhe mendoj se ai ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”, ka thënë ajo, përcjell rel.

Sekretarja për media po ashtu ka thënë se “është shumë e vështirë” që të marrësh mësime për moralin nga Partia Demokratike.

Deklarata e saj ka ardhur pasi demokratët e kanë cilësuar të pamoralshëm propozimin e presidentit amerikan për ndërtim të murit me Meksikën.

Evangjelistët amerikanë kanë treguar mbështetje të fuqishme për Trumpin.

The Washington Post ka raportuar se ai ka fituar 80 për qind të votës evangjeliste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, njëherësh më shumë se kandidatët republikanë për pozitën e presidentit, siç kanë qenë, Mitt Romney dhe John McCain në zgjedhjet e mëparshme.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...