Këto janë karakteristikat e njerëzve shumë të ndjeshëm: A i dalloni?

PUBLIKUAR

Çdo i pesti person në botë i takon këtij grupi njerëzish, përkatësisht 20 për qind e personave. A jeni edhe ju ndër ta?

Jetojmë në botën në të cilën na edukojnë që ndjenjat t’i mbajmë për vete, si shprehje e trimërisë, mirëpo në realitet pikërisht është shfaqja e ndjenjës së forcës të cilën rrallë kush prej nesh e ka, transmeton Telegrafi.

Psikologia amerikane, Elaine Aron, konstaton që nuk është fjala për çrregullim por për atë që te njerëzit e tillë është i zhvilluar më fuqishëm kuptimi i empatisë dhe i vetëdijes së ambientit ku jetojnë.

Nëse jeni person shumë ndjeshëm, nuk përballoni dhunën e asnjë lloji, qoftë të ndodhë rreth jush apo në TV, do t’ju godasë thellë dhe do të kërkoni të ikni, përkatësisht, do të kërkoni mënyrën që sa më parë të largoheni nga situatat e tilla.

Nëse mund të ndihmoni, ju do të ndihmoni. Gjithmonë mendoni për atë se si do të ndiheshit ju në situatën e tillë, prandaj ndaj të tjerëve silleni me kujdes, kujdeseni të mos e lëndoni dikë dhe përpiqeni të jeni ndaj të tjerëve ashtu siç dëshironi edhe të tjerët të jenë ndaj jush.

Kënaqeni intensivisht në skena, tinguj shije dhe aroma. Nëse shëtisni në male, do t’ju vërshojë përnjëherë ndjenja e kënaqësisë për shkak të shushuritjes së fletëve të drurëve, cicërimave të zogjve, qetësisë dhe ikjes nga tollovia e përditshme e qytetit.

Nëse u merrni erë luleve dhe ju pëlqen aroma, do ta keni të vështirë që të mos kënaqeni me aromën e tyre. Nëse dëgjoni muzikën e cila ju pëlqen, jeni në gjendje që të rrëqetheni nga kënaqësia.

Ndonjëherë reagoni ashpër ndaj situatave të caktuara, ndaj të cilave të tjerët nuk do t’i kushtonin kujdes as përafërsisht me intensitet të tillë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...