Shkencëtarët thonë se kanë gjetur kurën e parë të plotë për kancer – dhe se do të jetë e gatshme për njerëzit vitin tjetër. Ekipi i vogël i shkencëtarëve nga Izraeli janë të bindur se kura e tyre do të jetë “efektive nga dita e parë” dhe do të jetë e gatshme brenda 12 muajve të ardhshëm. Trajtimi, i quajtur MuTaTo, thuhet se përdorë një kombinim të peptideve të cilat synojnë kancerin dhe një toksine e cila në mënyrë specifike do të vrasë qelizat e kancerit, transmeton Gazeta Express. Siç u raportua nga The Jerusalem Post, kompania prapa këtij trajtimi është Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd., e cila është themeluar rreth 20 vjet më parë. Dan Aridor, drejtori i bordit të kompanisë, tha për The Jerusalem Post: “Ne besojmë se brenda një viti do të ofrojmë kurën e plotë të kancerit. Kura jonë e kancerit do të jetë efektive nga dita e parë, do të zgjasë disa javë dhe do të ketë jo apo pak efekte anësore – dhe do të kushtojë shumë më pak se çdo trajtim tjetër në treg”. MuTaTo në thelb do të jetë një “antibiotik” i kancerit, thonë Aridor dhe CEO Dr. Ilan Morad. Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ilaci-per-kancer-del-vitin-tjeter-thone-shkencetaret-izraelit-621237/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PUBLIKUAR

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur kurën e parë të plotë për kancer – dhe se do të jetë e gatshme për njerëzit vitin tjetër.

Ekipi i vogël i shkencëtarëve nga Izraeli janë të bindur se kura e tyre do të jetë “efektive nga dita e parë” dhe do të jetë e gatshme brenda 12 muajve të ardhshëm.

Trajtimi, i quajtur MuTaTo, thuhet se përdorë një kombinim të peptideve të cilat synojnë kancerin dhe një toksine e cila në mënyrë specifike do të vrasë qelizat e kancerit, transmeton Gazeta Express.

Siç u raportua nga The Jerusalem Post, kompania prapa këtij trajtimi është Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd., e cila është themeluar rreth 20 vjet më parë.

Dan Aridor, drejtori i bordit të kompanisë, tha për The Jerusalem Post:

“Ne besojmë se brenda një viti do të ofrojmë kurën e plotë të kancerit. Kura jonë e kancerit do të jetë efektive nga dita e parë, do të zgjasë disa javë dhe do të ketë jo apo pak efekte anësore – dhe do të kushtojë shumë më pak se çdo trajtim tjetër në treg”.

MuTaTo në thelb do të jetë një “antibiotik” i kancerit, thonë Aridor dhe CEO Dr. Ilan Morad.


SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...