Top 5 ushqimet për shikim më të mirë

PUBLIKUAR

Katarakti si dhe ndryshimet gjenerative në sy ndoshta nuk mund të evitohen, por mund të ngadalësohen. Vitamina A, vitamina C, vitamina E, zinku, luteina, betakaroteni dhe acidet yndyrore omega 3 kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e shikimit njerëzor. Këshillohet që sa më pak të mbështeteni në shtesat e vitaminave në formë të tabletave të ndryshme. Ne ju sjellim top pesë ushqimet për ruajtjen e shëndetit të syve tuaj

Lëngu i portokallit 

Vitamina C nga portokalli vepron pozitivisht në shëndetin e syve. Përmirëson presionin e syve dhe zvogëlon rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme të syve, siç është katarakti. Me marrjen e 500 mg në ditë të vitaminës C mund të ngadalësojë përparimin e degjenerimit makular senil për 25 për qind dhe humbjes së mprehtësisë së shikimit për 19 për qind, te personat me nivel të lartë të rrezikut. Dy gota lëng portokalli ju sigurojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës C.

Midhjet

Ky ushqim është burim i shkëlqyeshëm i zinkut, mineralit të domosdoshëm për shëndetin e syve. Zinku mundëson vitaminën A që të prodhojë pigmentin melanin, i cili mbron sytë dhe i cili është i lidhur me shikimin e përmirësuar gjatë natës. Sugjerohen 40 deri 80 mg zink në ditë.

Lakra

Ky lloj perimesh është i pasur me luteinë dhe zeaksantin, antioksidues të cilët gjenden në sytë tuaj. Këta antioksidues mbrojnë sytë nga radikalet e lira të dëmshme dhe përthithin 40 deri 90 për qind të dritës së kaltër intensive. Ngrënia e lakrës rrit dendësinë e pigmenteve.

Kikirikët

Vitamina E dhe omega 3 janë përbërësit kyçë të kikirikëve. Vitamina E është dëshmuar se mbron nga katarakti dhe degjenerimi makular senil.

Kinoa

Ushqimet me indeks të ulët glikimik, siç janë kindat, zvogëlojnë rrezikun nga degjenerimi makular senil për 8 për qind. Përfshini në ushqim drithërat./ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...