Të paktën 27 të vdekur nga shpërthimi i dy bombave në një katedrale të Filipineve

PUBLIKUAR

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 77 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të dy bombave afër një katedraleje katolike në pjesën jugore të Filipineve, ku militantët islamistë janë mjaft aktivë.

Komandanti i policisë ka thënë se shpërthimi i parë ka ndodhur brenda katedrales ku ishin mbledhur një grumbull i njerëzve, ndërsa është pasuar me një shpërthim tjetër që ka ndodhur jashtë ndërtesës fetare. Ky zyrtar ka thënë se në mesin e viktimave ka civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen trupat e shtrirë të viktimave në një rrugë të ngarkuar. Kjo katedrale është sulmuar me bomba edhe në të kaluarën. Vendi i ngjarjes është rrethuar nga veturat e blinduara të ushtrisë, ndërsa disa të plagosur janë dërguar në spital me helikopterë.

Ishulli i Jolos është përballur me trazira për një kohë të gjatë për shkak të pranisë së militantëve të grupit “Abu Sayyaf”, të cilët vlerësohen nga Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste. Ata janë të njohur për rrëmbime, sulme me bomba dhe vrasje me prerje koke, por ende nuk e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...