Pesë të vdekur në aksidentin mes helikopterit dhe aeroplanit në Alpet Italiane

PUBLIKUAR

Një aksident ajror mes një helikopteri dhe një aeroplani të vogël turistësh mbi Alpet e Italisë i ka lënë të vdekur katër persona dhe dy të tjerë kanë mbetur lënduar rëndë. Aksidenti ndodhi afër akullnajës “Rutor”, rreth 80 kilometra në veri-perëndim të Torinos.

Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as numri i saktë i personave që kanë qenë në helikopter dhe aeroplan. Trupat Kombëtare të Shpëtimit kanë njoftuar se në mesin e viktimave janë një shtetas i Francës dhe një i Zvicrës.

Autoritetet italiane kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes me dy helikopterë me mjekë dhe punëtorë teknikë. Në anën tjetër, raportohet se spitali i Aostas është vënë në gjendje të lartë emergjente për t’i trajtuar të lënduarit.

Akullnaja “Rutor” zakonisht përdoret për lëshim dhe ngritje të helikopterëve dhe aeroplanëve të vegjël të turistëve. Manovrimi i aeroplanëve në këtë zonë është i vështirë për shkak të terrenit malor dhe shtresave të trasha të borës dhe akullit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...