BMW fillon përgatitjet për ta rivalizuar modelin i4 me Tesla Model 3 (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Janë pamjet e para të modelit nga BMW, që do të rivalizojë me Tesla Model 3 kur të lansohet në vitin 2021

Tash e një kohë, dihet se BMW është duke punuar në linjën e makinave elektrike prej nga do t’i nxjerrë 12 modele të reja deri në vitin 2025, përfshirë edhe iNext dhe iX3, transmeton Telegrafi.

Spiunët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta kapin për herë të parë sedanin elektrik BMW i4, që ka filluar përgatitjet për të rivalizuar me Tesla Model 3.

Prototipi i kamufluar ishte duke u transportuar, i mbështjellë me shtresën për kamuflazh, megjithatë vërehej se nuk ka dizajn futuristik si i8 dhe i3. Ngjanë më së shumti me 4 Series Gran Coupe, se sa një makinë me katër dyer i4.

Kjo edhe konfirmon deklaratat e mëhershme, se BMW i4 do të jetë shumë më i thjeshtë, që t’i përshtatet sa më shumë masës së popullit. Meqenëse 4 Series Gran Coupe ka dalë te jetë shumë i suksesshëm, atëherë do të ishte një kërcënim i madh për Tesla.

Thuhet se BMW i4 të ketë autonomi prej 700 kilometrash, si dhe shpejtësi prej zeros deri në 100 kilometra në orë, më të lartën prej makinave të ngjashme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...