BE-ja kërkon që shtetet t’i forcojnë rregullat për “pasaportën e artë”

PUBLIKUAR

Komisioni i Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të bllokut që t’i ashpërsojnë kontrollet ndaj qytetarëve që vijnë nga shtetet tjera dhe të cilët e fitojnë shtetësinë në këto vende përmes të ashtuquajturës “pasaporta e artë” dhe përmes investimeve.

Komisioni po planifikon mbikëqyrje më të hollësishme të këtyre skemave që u ofrojnë të huajve shtetësi evropiane në këmbim të investimeve në shtetet përkatëse. Zyrtarët e BE-së thonë se kjo metodë mund të keqpërdoret për evazion fiskal dhe pastrim parash. Shtetësia e vendeve anëtare të BE-së u jep personave liri të lëvizjes, qasje të lehtë në tregun e përbashkët dhe të drejta tjera.

Njëzet shtete të Bashkimit Evropian ofrojnë skemave të tilla. Qiproja, Malta dhe Bullgaria japin pasaporta për qytetarët e huaj të cilët bëjnë investime në shuma të caktuara në këto shtete. Të huajt e pasur mund t’i blejnë këto pasaporta për një deri dy milionë euro. Këto shtete ofrojnë edhe të drejta të banimit.

Shkalla e investimeve që kërkohet për fitimin e të drejtës së banimit është prej 13500 eurove në Kroaci deri në pesë milionë euro në Luksemburg dhe Sllovaki. Besohet se Bashkimi Evropian ka përfituar investime në vlerë prej 25 miliardë eurove përmes këtyre skemave në dhjetë vjetët e fundit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...