Hoti kërkon që Qeveria ta anulojë dyfishimin e pagave për vete: Mashtrimet po dalin në shesh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka quajtur mashtrime elektorale premtimet e koalicionit PAN gjatë fushatës, që arsimtarëve t’u rriten pagat për 30%.

Në një postim në rrjetin social facebook, Hoti ka thënë se kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren parasysh, pasi sipas tij, ata po kërkojnë trajtim të barabartë në strukturën e pagave.

“Dikur koalicioni i ‘punëve të mëdha’ kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit. Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”, ka shkruar Hoti në facebook.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë se zgjidhja është duke anuluar vendimin e qeverisë, për dyfishimin e pagave.

Ai gjithashtu ka kërkuar që Ligji për paga të tërhiqet dhe rishkruhet në konsultim me të gjithë sektorët.

“Zgjidhja është e thjeshtë: Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete, Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë”, përfundon postimi i Hotit në facebook.

Ndryshe, greva e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë tashmë ka hyrë në javën e dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...