Vdes në moshën 113-vjeçare njeriu më i moshuar në botë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Njeriu më i vjetër në botë, japonezi Masazo Nonaka, ka ndërruar jetë sot në moshën 113-vjeçare. Familja e tij ka njoftuar se ai vdiq në mënyrë të qetë dhe nga shkaqe natyrore në orët e hershme të ditës së sotme përderisa ishte duke fjetur.

I lindur më 25 korrik 1905, Nonaka ishte rritur në një familje të madhe. Ai ka jetuar më gjatë se gruaja e tij dhe tre nga pesë fëmijët e tyre. “Ndihemi të shokuar nga humbja e kësaj figure të madhe. Ai ishte në gjendje të zakonshme dhe ndërroi jetë pa e trazuar familjen”, tha mbesa e tij, Yuko.

Ai kishte gjashtë vëllezër dhe një motër, ishte martuar në vitin 1931 dhe kishte pesë fëmijë me gruan e tij. Pas kalimit në pension, atij i pëlqente shikimi i ndeshjeve të mundjes dhe ngrënia e ëmbëlsirave.

Japonia është njëra ndër shtetet me jetëgjatësinë më të madhe të popullsisë në botë. Ky vend ka qenë atdhe i shumë njerëzve të njohur për moshën e tyre të vjetër.

Sipas libirit të rekordeve, “Guinness”, njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë është francezja Jeanne Louise Calment, e cila kishte ndërruar jetë në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...