Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për vjedhje të shërbimeve komunale

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të mërkurën,  ka shqiptuar dënim me dy muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht, ndaj të akuzuarit për veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, N.T

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari T. nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, A. Gashi, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, i akuzuari T, ka deklaruar se dëmin e shkaktuar, në tërësi ia ka paguar të dëmtuarës dhe nuk ka për ta përsëritur më këtë vepër penale.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori R.P, i cili ka thënë se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme nga ana e të akuzuarit dhe njëkohësisht ka kërkuar nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Gjyqtari Gashi, të akuzuarin e ka obliguar që t’i paguaj në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave, shumën prej 30 euro.

Ndryshe sipas aktakuzës i akuzuari T, prej datës së pavërtetuar e deri më 26 shtator 2017, në shtëpinë e tij në fshatin Gadime e Ulët, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, që vetit t’i sjell dobi pasurore, e ka shfrytëzuar energjinë elektrike pa autorizim të furnizuesit përkatësisht KEDS-it.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari përmes njehsorit elektrik ka pasur lidhje direkte përmes një kabllo duke u kyçur në rrjet të ri jashtë pikës matëse, në atë mënyrë që energjia e shpenzuar nuk është regjistruar përmes njehsorit, me ç‘rast të dëmtuarës KEDS i ka shkaktuar dëm material në shumë prej 211.38 euro.

E me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari T, akuzohej se e ka kryer veprën penale  “vjedhje e shërbimeve komunale” nga neni 320 të KPRK-së.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...