Recetë: Lëngu i limonit me kripë himalaje mund ta ndalojë migrenën brenda pak minutave

PUBLIKUAR

Migrena shkakton dhimbje të padurueshme dhe intensive, dhe shpeshherë mund të rezultojë si mungesë e mineraleve të caktuara në trup.

Dhimbjet e migrenës janë të zakonshme kur jeni të dehidratuar, por edhe pas konsumimit të ushqimeve të caktuara, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, migrena mund të shkaktohet nga shumë shkaktarë, andaj, kur të vuani nga migrena, para se të kërkoni ndihmën e ilaçeve, provojeni një herë recetën e mëposhtme natyrale.

Përbërësit:

– ¼ lugës së çajit me kripë rozë himalaje
– 2 lugë gjelle lëng limoni
– Një gotë ujë (apo 250ml)
– Një lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Shtojeni lëngun e limonit dhe kripën në ujë, pastaj përzieni mirë.

Produktin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Pijen e fituar pijeni menjëherë, e pastaj konsumojeni edhe në gotë tjetër me ujë. Keni parasysh se duhet ta pini nga një gotë me ujë çdo 10 minuta për gjysmë ore dhe, sipas ekspertëve, dhimbja e migrenës do të largohet.

Keni parasysh se kjo recetë i përket mjekësisë alternative, ndërkaq para se të merrni ndonjë vendim se çfarë të konsumoni është mirë të konsultoheni me doktorin/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...