Sekreatari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se raportimi i gazetës amerikane “The New York Times” për hetimet e FBI-së lidhur me dyshimet për bashkëpunim të Trumpit me Rusinë është absurd dhe qesharak.
Gjatë një interviste për një televizion amerikan, Pompeo refuzoi të përfshihet në diskutim serioz për këto raportime, pasi gazetarja e pyeti për këtë çështje. Artikulli i gazetës thotë se hetimi kundër presidentit Trump kishte nisur në maj të vitit 2017, menjëherë pas shkarkimit të drejtorit të atëhershëm të FBI-së, James Comey. Raportohet se presidenti është hetuar për dyshimet se e ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka bashkëpunuar me rusët gjatë fushatës së vitit 2016.
Presidenti Trump ka reaguar në rrjetin social “Twitter” për shkrimin e gazetës, duke e cilësuar atë si gazetë të dështuar, por nuk e ka mohuar ekzistimin e hetimeve. Ai gjithashtu e ka fyer ish-drejtorin e FBI-së, duke e quajtur gënjeshtar. Në anën tjetër, Comey u kundërpërgjigj me thënien e ish-presidentit Roosevelt, “Kërkoj të më gjykoni në bazë të armiqve që kam krijuar”.
Pompeo nuk është zyrtari i vetëm që i ka dalë në mbrojtje presidentit Trump. Pak kohë pas publikimit të shkrimit, sekretarja e medieve, Sarah Sanders, ka thënë se shkrimi është absurd, shkruan “Huffpost”, transmeton Gazeta Express


