Sondat kineze e fotografojnë njëra-tjetrën në sipërfaqen e Hënës

PUBLIKUAR

Dy pajisje kineze të hapësirës kanë shkrepur fotografi të njëra-tjetrës. Agjencia kineze e hapësirës thotë se ato janë në gjendje të mirë teknike pas lëshimit në pjesën e skajshme të Hënës më 3 janar.

Agjencia ka publikuar edhe fotografi dhe video tjera, në të cilat shihet sipërfaqja e Hënës. Qëllimi i lëshimit të tyre në këtë pjesë të sipërfaqes është analizimi i gjeologjisë së Hënës. Sonda ishte vënë në gjendje qetësie pas lëshimit në Hënë për shkak të temperaturës së lartë që shkonte deri në 200 gradë.

Misioni “Chang’e 4” është i pari që ka arritur të lëshojë sonda në këtë pjesë të Hënës, e cila nuk mund të shihet nga Toka. Fotografitë e publikuara më herët kanë pasur ndryshime të ngjyrave të vërteta që e bënin sipërfaqen e Hënës të duket e kuqe. Sidoqoftë, ngjyrat e fotografive të reja janë rregulluar nga shkencëtarët kinezë.

Sonda ishte nisur nga Kina më 7 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa është lëshuar në sipërfaqen e Hënës më 3 janar. Është raportuar se sonda do të qëndrojë në gjendje pasive nga 12 janari për shkak të kohës së errësimit, kur temperaturat zbresin deri në -180 gradë Celsius, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...