Trumpi viziton kufirin me Meksikën, përsërit kërcënimin për gjendje emergjente

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përsëritur kërcënimin e tij për shpallje të emergjencës kombëtare nëse Kongresi nuk e miraton kërkesën e tij për financimin e ndërtimit të murit në kufi me Meksikën si pjesë e marrëveshjes për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Presidenti amerikan e vizitoi kufirin në Teksas gjatë ditës së njëzetë të mbylljes së pjesshme të qeverisë. Kjo vizitë po vlerësohet si përpjekje e tij për të fituar mbështetje publike për premtimin e tij të hershëm për murin pasi negociatat me demokratët kanë dështuar.

Përderisa po dilte nga Shtëpia e Bardhë, ai deklaroi para gazetarëve se do ta parapëlqente arritjen e një marrëveshjeje me Kongresin për ta përfunduar mbylljen e qeverisë, por tha se do t’i përdorë kompetencat për emergjencë në rast se nuk arrihet marrëveshja me Kongresin. “E kam të drejtën absolute për ta shpallur atë”, tha ai.

Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon të mbetet në fuqi edhe gjatë kësaj fundjave, ajo do të regjistrohet si mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Hera e fundit kur Trumpi e kishte vizituar kufirin me Meksikën ishte në mars të vitit të kaluar, kur i kishte inspektuar disa modele të murit pranë San Diegos, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...