Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për Programin Nacional për Rininë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Qëllimi i këtij takimi ishte shpalosja e Programit Nacional për Rininë dhe ndarjet e përgjegjësive mes nivelit qendror dhe atij lokal për të përmbushur këto objektiva të parapara në këtë program.

Në këtë rast, Kryetari Ahmeti tha se Komuna e Lipjanit do të përkrah këtë projekt me përkushtim për të zbatuar këtë në shkollat e Komunës së Lipjanit.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky program do të mundësoj gjithëpërfshirjen e nxënësve si dhe në vijueshmërinë.

Qëllimi i Programit Nacional për Rininë është nevoja për përmirësimin e cilësisë në arsim, zhvillimin e shkathtësive sportive dhe zhvillimin kulturor. Në këtë aspekt, Programi Nacional për Rininë ka për qëllim krijimin e hapësirës së munguar për të rinjtë, në shërbim të krijimit të mundësive për ta zhvilluar dijen dhe talentin, mundësinë e hapësirave për argëtim dhe kreativitet kulturor e sportiv.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting
Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...