Popullsia e Kinës pas dhjetë vitesh do të jetë 1 miliard e 440 milionë banorë

PUBLIKUAR

Qeveria kineze ka publikuar një raport parashikues për popullsinë, në të cilin thuhet se numri i banorëve në këtë vend do të arrijë në 1 miliard e 442 milionë banorë rreth vitit 2030. Vendi me popullsinë më të madhe në botë tash duhet të përgatitet për mplakjen e popullsisë dhe rënien e fuqisë punëtore.

Sipas këtij raporti, rritja e popullsisë aktive ka stagnuar, ndërsa rritja e numrit të të moshuarve do ta ketë një efekt afatgjatë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, sidomos nëse numri i lindjeve vazhdon të mbetet i vogël.

Pritet që popullsia e Kinës do të zvogëlohet në mesin e këtij shekulli në rreth 1.36 miliard banorë, që do të thotë se fuqia punëtore do të zvogëlohej për rreth 200 milionë banorë. Me numrin aktual të lindjeve popullsia do të vazhdojë të zvogëlohet edhe në pjesën e dytë të këtij shekulli.

Kina e kishte shfuqizuar politikën kundërthënëse që lejonte lindjen e vetëm një fëmije nga një çift, ndërsa tash lejohet lindja e dy fëmijëve. Sidoqoftë, numri i popullsisë po vazhdon të tkurret, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...